Naser Ziberi: Burgjet janë të mbipopulluara, me kushte çnjerëzore

Maqedonia

Naser Ziberi: Burgjet janë të mbipopulluara, me kushte çnjerëzore

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:00
Neser Ziberi

Zhurma politike ndaj propozim ligjit për amnisti është e panevojshme, vlerëson Avokati i Popullit Neser Ziberi.

Qëllimi parësor i propozuesit është tejkalimi i problemit me mbipopullimin nëpër burgje, shprehet Ziberi, ndonëse shton se kjo nuk do të ishte zgjidhja afatgjatë.

“Politizimi është bërë edhe për këtë fakt që e thatë, që të mos eventualisht të amnistohen kategori të cilat supozohet të cilat nuk duhet të përfshihen në amnisti dhe një pjesë e opozitës këtë e bën për qëllime politike në kuptimin që të mos merr mbështetje gjithë popullore një iniciativë e këtillë dhe pastaj kjo të reflektohet në procesin zgjedhor.

Unë problemin e shikoj nga aspekti i respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, përfshirë kategorinë e personave të burgosur të cilët janë në kushte johumane dhe çnjerëzore të vendosur atje, për shkak të mbipopullimit, kanë kujdes çnjerëzo nën çdo nivel të dinjitetit dhe nevojës së shëndetit të parapara me ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe ka kapacitete që janë skajshmërish të limituara të cilat shkaktojnë konflikte dhe probleme të tjera”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat