Gjendet drogë në Gostivar, arrestohet një nënshtetas i Shqipërisë

Maqedonia

Gjendet drogë në Gostivar, arrestohet një nënshtetas i Shqipërisë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Në 04.10.2023 në ora 13:00 në Gostivar, një oficer policie në SPB Tetovë Departamenti për punët e brendshme në Gostivar ka privuar nga liria M.P.(35) nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë bastisjes të kryer me urdhër të gjykatës në banesën ku ka banuar me qira në Gostivar, është gjetur dhe është marr marihuanë, fara prej marihuanës dhe shiringë lëng ngjyrë kafe.

Ai është ndalur në Stacionin Policor Gostivar.

Pas zbardhjes së rastit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raporti përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat