Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,95 % në raport me vendimin e datës 2.10.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 3,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,681 den/kg dhe do të jetë 46,979 den/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 6.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95  83,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98  85,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V)  86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)  85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,976 (denarë/kilogram).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat