Avokati Raufi: Të dunarit për rastin “Monstra” nuk duhet të amnistohen por të lirohen nga burgu

Maqedonia

Avokati Raufi: Të dunarit për rastin “Monstra” nuk duhet të amnistohen por të lirohen nga burgu

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 21:03
Avokati Naser Raufi

Avokati Naser Raufi, i cili njëkohësisht është edhe avokat i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shprehet se ligji i propozuar për amnisti i përfshin edhe dy nga të dënuarit e kësaj lënde.

Megjithatë, Raufi në “Klan Deabt”, tha se të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës duhet të lirohen menjëherë, pasi janë të pafajshëm dhe se faktet për këtë, sipas tij, janë të qarta.

“Kjo është një paradoks aq i madh se këto duhet jo të amnistohen, por duhet të lirohen. Me abolicion, menjlherë duhet të lirohen.

Nuk e them këtë si avokat i tyre sepse avokati mund të jetë subjektiv, por vetë grupi i ekspertëve në lëndën e ‘Monstrës’ e ka thënë këtë punë”, tha mes tjerash Raufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat