Gjobiten 64 shoferë në territorin e Tetovës

Maqedonia

Gjobiten 64 shoferë në territorin e Tetovës

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 09:15
Policia

MPB Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 17 deri 21 në Tetovë kanë kryer kontrolle në komunikacionin rrugor.

MPB njofton se gjatë kontrolleve janë sanksionuar 64 shofer, prej të cilëve 13 për vozitje pa leje, 6 për vozitje me leje pa afat, tetë shoferë kanë qenë pa leje mjekësore për kryerjen e transportit publik, dy për errësim të xhamave.

“Të gjithë shkelësve në trafik iu është përgatitur parashtresë përkatëse.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat