Bekteshi: Qytetarët duhet të jenë të qetë, TVSH-ja për produktet ushqimore do të mbetet 5%

Maqedonia

Bekteshi: Qytetarët duhet të jenë të qetë, TVSH-ja për produktet ushqimore do të mbetet 5%

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:25
Kreshnik Bekteshi

Kreshnik Bekteshi në një postim në Facebook thotë se Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e kanë marrë dy javë më parë.

Ai thotë se të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij.

“Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%.

Nëse ka gabim teknik në listën e produkteve të përfshira në Vendimin e Ministrisë së Financave për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë”, thotë Bekteshi.

Ai më tej shton se qytetarët duhet të jenë të qetë.

“Masat që marrim për të mbrojtur standardin e qytetarëve japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimore bazë vetëm mund të ulen më tej, por jo edhe të rriten”, përfundon Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat