Bislimovski: Nga dhjetori, tarifa e lirë ditore

Maqedonia

Bislimovski: Nga dhjetori, tarifa e lirë ditore

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Në Shkup do të ketë ngrohje qendrore dhe qytetarët mund të rrinë të qetë pasi tubacioni i ujësjellësit në urën e Bellasicës do të funksionojë para fillimit të sezonit të ngrohjes, deklaroi kryetari i komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski.

Ai ndërkohë përsëriti vendimin për rikthimin e tarifës së lirë për shpenzimin e energjisë elektrike për amvisëritë nga ora 13 deri në orën 15 duke filluar nga 1 dhjetori.

“Tarifa e lirë do të filloj nga 1dhjetori, në periudhën nga ora 13.00 deri në orën 15.00 dhe në dhjetë ditët e para të muajit dhjetor numri më i madh i konsumatorëve, amvisërive do të kenë qasje në tarifën e lirë.

Pra, nuk do të ketë probleme, tarifa e lirë do të nis të aplikohet dhe ky do të jetë lajm i mirë për qytetarët, veçanërisht për pensionistët të cilët në periudhën e kaluar e thanë qartë se kjo shumë u ndihmon në standardin e tyre”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat