Kovaçevski: Kemi shkallën më të ulët të TVSH-së

Maqedonia

Kovaçevski: Kemi shkallën më të ulët të TVSH-së

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:41
Dimitar Kovaçevski

Pushteti tenton të arsyetohet lidhur me shtrenjtimet pas rritjes së TVSH-së për prodhimet luksoze, mes të cilëve u gjenden edhe disa produkte bazë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se Maqedonia e Veriut është vendi me normën më të ulët të TVSH-së prej 18 për qind dhe listën më të gjerë të produkteve bazë që janë me normë preferenciale 5 për qind, shkruan Alsat.

“Ne kemi normë bazë të TVSH-së prej 18 përqind, Serbia ka 20 përqind, Greqia 21, Kroacia 25, Shqipëria 20 përqind, që nënkupton se të gjitjë kanë normë bazë të tatimit më të lartë se tonën. E dyta kur ta shihni listën e produkteve preferenciale, me 5 përqind TVSH, në atë listë janë 1600 produkte që paraqesin artikuj ushqimorë bazë në vendin tonë dhe ajo është lista më e madhe ”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Ndërkohë kreu i OBRM-së thotë se rritja e TVSH-së është bërë për shkak se mungojnë para në buxhetin e shtetit dhe pushteti përmes rrjepjes së qytetarëve kërkon rrugëdalje.

“U mungojnë para në buxhet dhe u mungojnë pasi e shpenzojnë pa mëshirë atë buxhet, për projekte që nuk është vendosur asnjë gozhdë. Prandaj tani u duhen Akoma të holla për tendere në katër sy…”, thotë Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-së.

Me vendimin e fundit hyri në fuqi, rritet TVSH-ja për disa prodhime mes të cilave janë edhe brumi i ngrirë, panxhari, majoneza, një pjesë e makaronave, ushqimet për fëmijë, tërshëra, akulloret, çipsat, çajrat, pemët tropikale dhe të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat