Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Sot mëngjesi është i ftohtë, në vendet më të larta si në rajonin e Berovës temperatura ka zbritur deri në 2 gradë, ndërsa në rajonin e Mavrovës rreth 5 gradë, deri në temperatura maksimale të mëngjesit deri në 12 gradë në juglindje të Maqedonisë.

Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 21 në rajonin e Mavrovës dhe 24 në rajonin e Berovës deri në 31 në zonat juglindore. Për luginën e Shkupit parashihen 29 gradë.

Dita do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior.

Në Shkup me diell, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat