Procesit të skriningut i vjen fundi, Mariçiç: Do përfundojnë në kohë dhe me sukes

Maqedonia

Procesit të skriningut i vjen fundi, Mariçiç: Do përfundojnë në kohë dhe me sukes

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 10:14
Zëvendeskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq

Vendi dalëngandalë është duke e përmbyllur procesin e skriningut. Pas përfundimit të skriningu shpjegues këtë javë, më 16 tetor vijon skriningu bilateral për klasterin e pestë, respektivisht për Bujqësinë dhe Agjendën e Gjelbërt dhe mënjëherë pas kësaj vijojnë marrëdhëniet e jashtme.

Zëvendeskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq për TVM2 thotë se i tërë skriningu do të përfundojë para vitit të ri në mënyrë shumë të sukeseshme. Njëherit SÇE është gati dhe pretë ftesën zyrtare për t’i dorëzuar tre udhërrfyesit planprogramet e para që janë kusht për hapjen e negociatave me BE-në për klasterin e parë, njejtë siç janë edhe ndryshimet kushtetuese.

“Detyra jonë është t’i kryejmë detyrat tona shtëpiake. Ne presim gjatë muajit tetor të marim ftesën nga këshilli i ministrave ku do t’i dorëzojmë udhërfyesitë e parë. Sa i përket syndimit të ligjit, funksionimit të institucioneve demokratike dhe reformatë në administratë veçmë i kemi parashikuar masat dhe hapat konkrete në bazë të konsultimeve të shumta paraprake që kemi pasur me institucionet përkatëse dhe në momentin kur do të marrin ftesën zyrtare, ne do t’i dorëzojmë këto dokumente, dhe do të bëjmë edhe një konsultim zyrtar me OJQ-të dhe do të kërkojmë shtesë që një konsultim të tillë të bëhet edhe në Kuvend ku të gjitha partitë politike do të kenë qasje në këto dokumente dhe do të mund të kontribojnë më pas.”, tha për TVM2 zëvendeskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq,

Mariçiq shprehet optimist se detyra shtëpiake në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të kryhet me sukses në Kuvend dhe se do të mbahet seanca e përbashkët ndërqeveritare këtë vit. Mariçiq shpreson se opozita maqedonase njëherë e përgjithmon do të rreshtohet pas interesit nacional për ta anëtarësuar vendin në BE dhe do të jep kontributin e saj pa rrezerv gjatë gjithë procesi.

“Unë besojë se do të miratohen ndryshimet kushtetuese, mirëpo opozita njëherë përgjithmon duhet të kupotojë rolin e saj. E dini ju se ne demokraci opozita është institucion dhe ajo nuk mund t’i shmanget përgjegjësive. mendojë se është më rendësi të vendosën themelet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës pa dallime deri në fund të procesit të negociatave, ku opozita përmes Kuvendit do të ketë rol të rëndësishëm, përmes Këshillit Nacional për Eurointegrime do të ketë qasje dhe ndikimi në procesin e përafrimit në BE dhe do të ketë ndikim mbi pozitatat negociuese të qeverisë.”, tha Mariçiq.

Mariçiq ripërsërit se në skenën ndërkombëtare, vendi ynë, si asnjëherë gëzon autoritetet dhe ka mbështetje më të madhe nga gjitha anëtarët e BE-së. Ajo që nevojietet shton Mariçiq, vendi të shfrytëzojë këtë moment dhe të punojë në interes të qytetarëve që do t’u garantojë atyre të ardhme të sigurtë evropiane. SÇE së shpejti do t’i formalizojë edhe ekipet negociuese të cilat do të marrin pjesë në negociatat e para me BE-në, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat