Gjobiten 79 shoferë në Gostivar, 23 për vozitje pa patentë shoferë

Maqedonia

Gjobiten 79 shoferë në Gostivar, 23 për vozitje pa patentë shoferë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

MBP njofton se dje në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 21:00, Departamenti për Çështje të Komunikacionit, Byroja për Siguri Publike dhe Njësiti Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë kryer kontrolle të intensifikuara në territorin e Gostivarit, për sanksionimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.

Gjatë kontrollit, njoftojnë nga MPB-ja, janë gjobitur 79 shoferë.

Nga të cilët 23 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 9 për leje të skaduar, katër shoferë kanë qenë pa certifikatë mjekësore gjatë kryerjes së transportit publik, shtatë për folie të vendosura pa leje. (xhama të lyer).

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat