Aksident në rrugën Veles-Shtip, lëndohet një 36-vjeçar

Maqedonia

Aksident në rrugën Veles-Shtip, lëndohet një 36-vjeçar

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën Veles-Shtip, në të cilën një motoçikletë ka goditur delet.

“Me datë 08.10.2023 në ora 16.30 në Stacionin Policor Sveti Nikollë është raportuar se në rrugën kryesore Veles-Shtip, në kryqëzim për fshatin Karatmanovë, motoçikleta “Suzuki” me targa të Sveti Nikollë e drejtuar nga D.A.(36) fshati Erxhelia, Sveti Nikollë, ka goditur një tufë delesh duke kaluar rrugën dhe është rrëzuar.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles.

Në vendin e ngjarje inspektim kanë bërë policia e Sveti Nikollës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat