Osmani-Meredov: Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe institucioneve shtetërore sjell përfitime për banorët e Turkmenistan

Maqedonia

Osmani-Meredov: Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe institucioneve shtetërore sjell përfitime për banorët e Turkmenistan

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 17:03
Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Turkmenistan kishte takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Rashid Meredov, me të cilin mbajti edhe pres konferencë të përbashkët.

Siç theksoi Osmani, në takimin me Merodov biseduan për tema me interes të përbashkët lidhur me OSBE-në, ndërsa iu referuan edhe çështjeve rajonale që prekin Turkmenistanin dhe rajonin më të gjerë të OSBE-së, njoftojnë nga MPJ.

“OSBE-ja kalon në periudhë turbulente. Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon ta kërcënojë stabilitetin e rajonit të OSBE-së në përgjithësi, duke shkaktuar para se gjithash vuajtje të mëdha njerëzore. Kjo jo vetëm që e kërcënon punën e OSBE-së, por edhe ka ndikim të fuqishëm në vendet tona duke lënë pasoja të rënda socio-ekonomike për njerëzit”, theksoi Osmani.

Reklama

Rajoni i Azisë Qendrore, theksojnë nga MPJ, sërish është i prekur edhe nga paqëndrueshmëria ekonomike dhe sociale në Afganistan, edhe një situatë tjetër që kërkon reagim të përbashkët në kuadër të OSBE-së për të zbutur rreziqet, tha Osmani.

“OSBE-ja vazhdon të shërbejë si platformë unike për dialog dhe do të vazhdojë t’i mbështesë vendet pjesëmarrëse në ballafaqimin me këto ndikme përmes Kornizës për veprim të OSBE-së si përgjigje e implikimeve nga situata në Afganistan për rajonin e OSBE-së”- theksoi Osmani në pres konferencë.

Osmani dhe Meredov, shtojnë nga atje biseduan edhe për ndihmën që Trukmenistani e merr përmes Qendrës së OSBE-së në Ashgabat për ta ndihmuar vendin në luftën kundër korrupsionit, menaxhimin e sigurisë kufitare në drejtim të ballafaqimit efektiv të sfidave ndërkufitare, ndihmës së grupeve të ndjeshme, veçanërisht ndihmës për të luftuar dhunën me bazë gjinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat