Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Në një pjesë të madhe të vendit moti do të jetë me diell  me vranësira mesatare. Vranësira do të rritet herë pas here, ndërsa gjatë pasdites në pjesën perëndimore dhe në pjesën malore do të ketë kushte për reshje te shkurtra shiu.

Do të fryj erë e dobët, ndërsa në pjesën e Povadares herë pas here do të ketë erë të fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrij nga 21 deri në 29 gradë.

Të mërkurën do të vazhdoj mot i qëndrueshëm me paradite të ftohta, kurse gjatë ditës relativisht i ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat