Maqedoni, 234 gjoba për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Maqedoni, 234 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së gjatë ditës së djeshme (09.10.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 234 drejtues automjetesh.

“Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 136 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 98 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat