Ahmeti për tensionet mes Izraelit dhe Palestinës: Çdo luftë përfundon me marrëveshje për paqe

Maqedonia

Ahmeti për tensionet mes Izraelit dhe Palestinës: Çdo luftë përfundon me marrëveshje për paqe

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:55
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar ngjarjet e fundit mes Palestinës dhe Izraelit.

Ahmeti me rastin e Festës së 11 Tetorit në Maqedoni, Ditës së Kryengritjes Popullore, tha se bën thirrje për paqe, dialog dhe ndërprerje të menjëhershëm të dhunës.

“Në përpjekjet dekadëshe për liri dhe barazi, kërkonim luftën si mjet i fundit për ta arrirë synimin, që më në fund të zgjedhim paqen, dialogun, procesin demokratik. Çdo luftë përfundon me marrëveshje për paqe, por pikënisjet e palëve në ato bisedime paqësore, jo gjithmonë janë të barabarta. Terrori ndaj civilëve të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq, të bën humbës që në fillim dhe pa asnjë mbështetje ndërkombëtare. Ngjarjet, dhuna dhe terrori në Izrael janë për tu dënuar.

Sulmet nuk e ndihmojnë popullin palestinez, përkundrazi, bota e mbarë u rreshtua në anën e Izraelit. Sot, kur në vendin tonë po shënojmë nismën e rezistencës dhe fitoren ndaj fashizmit dhe rreshtimin e drejtë me botën demokratike, bëj thirrje për paqe, dialog dhe ndërprim të menjëhershëm të dhunës e cila po sjell vetëm shkatërrim”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat