73 gjoba për parakalime të kundërligjshme në territorin e SPB Tetovë

Maqedonia

73 gjoba për parakalime të kundërligjshme në territorin e SPB Tetovë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se sot (11.10.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 18.00 është kryer kontroll i përforcuar i aksionit për sanksionimin e automjeteve që parakalojnë në mënyrë të kundërligjshme në territorin e SPB Tetovë, me ç’rast janë sanksionuar 73 vozitës.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat