Aksion policor në Kumanovë, arrestohet një 36-vjeçar për armëmbajtje pa lejë

Maqedonia

Aksion policor në Kumanovë, arrestohet një 36-vjeçar për armëmbajtje pa lejë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Sot më datë 11.10.2023 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në MPB të Kumanovës, kanë privuar nga liria shtetasin E.H.(36) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 7.62 mm me 13 fishekë, një pistoletë sinjalizuese me shtatë fishekë dhe një kuti me 34 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

E.H. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat