Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nis procesin e kthimit të pasurisë së ish-kryeministrit Gruevski

Maqedonia

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nis procesin e kthimit të pasurisë së ish-kryeministrit Gruevski

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 09:27
Nikolla Gruevski

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar njoftoi se është iniciuar procedurë për kthimin e mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për banesa, dhe truall ndërtimi që i janë marrë me vendime gjyqësore të formës së prerë.

– Me hyrjen në procedurat qeveritare, filloi kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Fjala është për dy banesa që gjenden në rrugën Bihaçka, njëra prej 65m2, tjetra 44m2, në Kisella Voda 1, të konfiskuara me aktgjykim nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Përveç këtyre dy banesave, janë sekuestruar edhe tre banesa në Panorama Residence, si dhe tokë ndërtimore në Qendër dhe tokë ndërtimore në Norovë, të cilat po ashtu në një kohë të shkurtër do të vihen në proces shitje, njofton Agjencia, në faqen e saj në Facebook, për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndaj të cilit janë në pritje disa çështje gjyqësore, në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat