Mickoski: Nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, mund të hyjmë në një proces të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe shteti nuk do të durojë

Maqedonia

Mickoski: Nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, mund të hyjmë në një proces të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe shteti nuk do të durojë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:02
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, thotë se partia e tij nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale, duke qenë se, kandidati i partisë së tij do t’i prijë kandidatit të BDI-së dhe LSDM-së me rreth 100 mijë vota në raundin e parë.

“Nuk ka arsye pse duhet t’i bojkotojmë, pyetja tjetër është se cilat janë sfidat me të cilat do të përballet Maqedonia në periudhën në vijim, të cilat kanë të bëjnë me atë proces zgjedhor dhe zgjedhjet parlamentare”, tha Mickoski në një dalje në “Radio Lider”, përcjell Telegrafi.

Mickoski theksoi se nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, atëherë mund të hyjmë në një proces të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe shteti nuk do të durojë.

Ai ka theksuar edhe një herë se në këto kushte, as tani e as në të ardhmen, OBRM-PDUKM nuk do të pajtohet që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë.

Mickoski shtoi se deri më tani Bullgaria nuk ka treguar vullnet të mirë ndaj Maqedonisë.

“Çfarë do të tregojë Bullgaria në shenjë vullneti të mirë se realisht nuk do të ketë asnjë lloj pengese ndaj Maqedonisë në të ardhmen. Çfarë tregoi dhe manifestoi Bullgaria? Nga atje nuk shoh asnjë sinjal përveç se heshtin”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat