Joveski: Nuk duhet të keqpërdoren rastet si “Onkologjia”, “Llaskarca”, dhe “Besa Trans” për poena politike

Maqedonia

Joveski: Nuk duhet të keqpërdoren rastet si “Onkologjia”, “Llaskarca”, dhe “Besa Trans” për poena politike

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:18
Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski

Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski sot në Komisionin për Financim dhe Buxhet, u bëri thirrje deputetëve që të mos përdorin rastet si “Onkologjia”, “Llaskarca”, dhe “Besa Trans” për poena politike për shkak se këto raste, siç u shpreh ai, janë të rënda dhe askush nuk duhet të luaj me ndjenjat e qytetarëve.

Sipas tij, duhet të bëhet e qartë se Prokuroria Publik është organ hetimi dhe jo inspektirat ose revizor dhe se Prokuroria është përgjegjësi në momentin kur ka vepër penale dhe kur do të ketë kryes të veprës penale.

Ai përshëndeti nismat e deputetëve nga të gjitha grupet e deputetëve për zbardhjen e rastit për rastin në onkologji.

Joveski para deputetëve shtoi se prokuroria e bën punën dhe se për rastin në Llaskarcë ka aktakuzë dhe se kjo mund të dokumentohet.

“Aktakuzë ka edhe për rastin Besa Trans dhe u bëj thirrje që të mos luajmë me ndjenjat e qytetarëve për shkak të poenave politike”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat