Arbër Ademi – Igli Hasani: Me Shqipërinë bashkë në rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Arbër Ademi – Igli Hasani: Me Shqipërinë bashkë në rrugën drejt BE-së

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 18:50
Foto nga takimi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot në Tiranë, në margjinat e konferencës rajonale me temë: “Roli i parlamenteve në Procesin e Berlinit”, pati takim të ndarë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në bisedë, Ademi informoi për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut në kontekst të zhvillimit të proceseve tona eurointegruese, me ç’rast theksoi se bashkë me Shqipërinë jemi në të njëjtën rrugë për anëtarësimin tonë në BE.

Ministri Hasani informoi për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë që do të mbahet më 16 tetor, në nivel qeveritar, ku shprehu mbështetjen për përfshirjen e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces, i cili paraqet platformë të rëndësishme për partneritet, pajtim dhe bashkëpunim rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të BE-së.

“Konstatimi i përbashkët ishte se të dy vendet po zhvillojnë marrëdhënie miqësore në të gjitha fushat dhe se nuk ka asnjë pengesë që ato të vazhdojnë edhe në kuadër të Procesit të Berlinit”, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat