Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 22.0 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 0.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 42.4 %”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në muajin gusht u regjistruan 216 872 turistë, 102 061 prej tyre turistë të huaj, ndërsa në gushtin e kaluar ishin regjistruar 190 855, ashtu që 74 673 ishin turistë të huaj.

Kujtojmë se në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 18.8 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka ulje prej 1.2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 32.9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat