Stoillovski: Çmimet më të lira për ushqim janë në qeveri

Maqedonia

Stoillovski: Çmimet më të lira për ushqim janë në qeveri

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:02
Naum Stoillkovski

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka reaguar në lidhje me çmimet e ushqimeve në bifenë e Qeverisë.

Naum Stoillkovski nga kjo parti, sot në konferencë për shtyp tha se çmimet për qytetarët janë rritur, ndërsa brenda Qeverisë janë çmimet më të lira.

“Populli shtyhet për një kore bukë, kurse Kovaçevski, Grubi, Bujari, Spasovski, Stani Caci, pinë çorbë pule për 60 denarë, rrotullojnë në pirun omëletë me mish derri për 65 denarë. Mund edhe proshutë të pjekur në skarë për 110 ose mish derri për 135 denarë. Dikush le të gjejë diku tjetër, përpos se në Qeveri për ministra, oriz me mish pule për 100 denarë, fasule me proshutë 150 denarë, ose specialitet me qafë derri për 75 denarë”.

“Ose Bytyqi, ai që siguronte për “mishin peshkaqenit”, e që u shtrenjtua gjithçka, mund të ëmbëltohet me tullumba apo strudel me kungull, për vetëm 30 denarë. Nuk besoj se diku mund të hash me këto çmime, në spital apo në konvikt”, shkruan Stoillkovski.

Ai në fund shton se mëngjesi, dreka dhe darka me këto çmime për funksionarët është rreth 250 denarë (4 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat