Kovaçevski: Ballkani Perëndimor duhet të kthehet nga e ardhmja, zgjerimi është në interes të vetë vendeve anëtare të BE-së

Maqedonia

Kovaçevski: Ballkani Perëndimor duhet të kthehet nga e ardhmja, zgjerimi është në interes të vetë vendeve anëtare të BE-së

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:48
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, pas mbajtjes së Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kthehen kah e ardhmja dhe jo të kenë konflikte nga e kaluara.

Ai shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë vendeve anëtare të BE-së

“Unë them se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë baza e integrimit të rajonit të BE-së. Nëse rajoni rëndohet me konflikte nga e kaluara, nëse ka gjithmonë forca politike që shohin ekskluzivisht gjërat që kanë ndodhur, natyrisht që njoftime të tilla do të vijnë nga BE-ja. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kthehen drejt së ardhmes.

Gjashtë shtete filluan Bashkimin Evropian dhe shikoni historitë e tyre, por ata i kapërcyen dallimet e tyre për të qenë sot në Union me tregun më të madh dhe më të pasur botëror dhe një organizatë në të cilën të gjitha vendet, përfshirë Maqedoninë e Veriut, duan të marrin pjesë. Nëse deri më tani zgjerimi ishte në interes të vendeve aspirante, tani është edhe në interes të vetë anëtarëve të BE-së”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat