Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese janë kusht për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve

Maqedonia

Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese janë kusht për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 22:33
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi se miratimi i ndryshimeve kushtetuese lidhur me Kornizën Negociative të Maqedonisë së Veriut me BE-në do të jetë kusht për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve parlamentare me OBRM-PDUKM-në ose LSDM-në.

Mexhiti në emisionin “360 gradë” tha se për shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë, prioritet mbi prioritetet janë integrimet evropiane, andaj edhe qëndrimi i tyre është i qartë, duke bërë ndryshimet kushtetuese që do të hapnin rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Lëvizja Demokratike, sipas tij, nuk do të pranojë me asnjë çmim të jetë pjesë e një qeverie që nuk do të ketë prioritet “fillimin e punës me integrimet evropiane”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër, nuk kemi alternativë tjetër. Ne nuk e shohim veten si pjesë e një qeverie që nuk do të ketë orientim euroatlantik. Këtë e dëshmuam para dy vitesh, me kontributin e Kastriot Rexhepit, por edhe timin, me faktin se arritëm ta mbajmë Maqedoninë në rrugën euroatlantike”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat