Lëvizja Demokratike me akuza për partitë në pushtet: Sot e shpëtuat Mijallkovin, nesër do ta shpëtoni Gruevskin

Maqedonia

Lëvizja Demokratike me akuza për partitë në pushtet: Sot e shpëtuat Mijallkovin, nesër do ta shpëtoni Gruevskin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:23
Lëvizja Demokratike

Lëvizja Demokratike ka vazhduar me akuza në drejtim të partive në pushtet. Nga LD thonë se kontradiktat e Qeverisë aktuale nuk kanë fund.

LD në një kumtesë për media thotë se “BDI dhe LSDM duan t’i afrohen Evropës me ata që e larguan prej Evropës”.

“Tanimë u pa qartë se miratimi i Kodit penal u bë për amnistimin e veprave kriminale të Gruevskit dhe Mijallkovit, dy figurave kyçe, në kohën e të cilëve shqiptarëve u ndodhën shumë tragjedi. Ne jo rastësisht shtruam pyetjen se në çfarë cilësie Bujar Osmani vizitoi Budapestin dhe se a po përgatitet kthimi i Gruevskit, gjë që çdo ditë e më shumë po vërtetohet dhe gjithë opinioni i gjërë e lexon qartë se BDI shpëtimin e vetëm e sheh pikërisht te kthimi i Nikolla Gruevskit”.

“Dhe çfarë ndodhi: vepra kriminale e përgjimit masiv u vjetrua dhe Mijallkovi shpëtoi edhe nga kjo padi. Tanimë edhe oficialisht BDI u bë partner me Gruevskin dhe Mijallkovin pikërisht gjatë qeverisjes me LSDM. Të gjithë këto bashkë, për ta rrënuar rendin kushtetues! BDI po i shpërblen partnerët e tyre të biznesit! Në çdo kombinim (lotarie) ata duan që të dalin fitues: të qëndrojnë në qeveri, por edhe t’i ruajnë miqtë e vjetër, Gruevskin dhe Mijallkovin. Ata i kanë bërë matematikat, por rezultati nuk do t’ju dalë mirë”, thonë nga LD.

Nga LD gjithashtu thonë se sipas vendimit gjyqësor qytetarët prej xhepave të tyre do të duhen t’i paguajnë edhe dëmshpërblim Mijallkovit për qëndrimin në paraburgim.

“Kjo çmenduri duhet të përfundojë një herë e përgjithmonë! Për të mirën e gjeneratave që vijnë pas nesh! Të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm duhet të ngrihen në këmbë dhe ta largojmë bashkë këtë të keqe! Dënimi do tu vie në ditën e zgjedhjeve! Ndryshimi i shumëpritur po vjen!”, përfundojnë nga LD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat