Aliu: Të jemi transparentë dhe përgjegjës ndaj qytetarëve dhe t’i përmirësojmë procedurat tenderiale

Maqedonia

Aliu: Të jemi transparentë dhe përgjegjës ndaj qytetarëve dhe t’i përmirësojmë procedurat tenderiale

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:25
Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu

Në periudhën prej 2021 deri në qershor 2023, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës ka harxhuar 6,5 milonë euro për tender në të cilën më shpesh është paraqitur vetëm një kompani të cilën ajo e ka fituar. Enti Shtetëror për Revizion ka ardhur deri në këtë të dhënë duke analizuar 18 kontrata të përzgjedhura rastësisht me vlerë 6,5 milonë euro. Vetëm një kompani është paraqitur në 14 nga gjithsej 18 tendere.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, i cili sot në një konferencë për media po prezanton të gjeturat e për entin shtetëror për revizion, thotë se në periudhën e ardhshme do të kërkojë një mënyrë për të inkurajuar kompanitë që të paraqesin ofertat e tyre në reklama.

“Nga njëra anë, kompani të caktuara vetë krijojnë politika në bazë të interesave biznesore të tyre, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e konsiderueshme e kompanive, për arsye të caktuara, nuk aplikojnë në thirrjet publike të institucioneve shtetërore. Padyshim, kjo ndikon në konkurrencën dhe mundësinë e përzgjedhjes më të madhe, përkatësisht institucionet shtetërore detyrohen të paguajnë çmime më të larta për shkak të ofertës së ulët nga kompanitë. Prandaj, nevojitet zgjidhje e plotë sistemore që do t’i parandalojë të gjitha tentimet për keqpërdorime dhe do ta rrisë ofertën në dhe shërbime ndaj institucioneve shtetërore”, theksoi ministri Aliu.

Aliu apelon se, nëse duam që Maqedonia e Veriut të fitojë dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, atëherë duhet të flasim hapur për të gjitha problemet dhe sfidat në këtë rrugëtim.

“Duam të jemi transparentë dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe t’i përmirësojmë proceset tenderiale. Do të organizojmë edhe takime ku do t’i informojmë kompanitë për tenderët më të mëdhenj. Si ministër, jam i vendosur në luftën kundër korrupsionit me të gjitha mjetet dhe në të gjitha mënyrat. Kjo është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar vendin tonë që na takon të gjithëve”, thotë Aliu.

Ministri Aliu, paraprakisht në “Klubin e Deputetëve”, ka pasur takim edhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe me odat ekonomike, ku i ka potencuar problemet me të cilat përballen institucionet shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat