Kiraly: Mungesa e zgjerimit të BE-së nënkupton boshllëk që mund të plotësohet nga aktorë të tjerë

Maqedonia

Kiraly: Mungesa e zgjerimit të BE-së nënkupton boshllëk që mund të plotësohet nga aktorë të tjerë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:25
Adrienn Kiraly

“Gatishmëria e Maqedonisë së Veriut për të bërë ndryshime kushtetuese është një tjetër hap përpara drejt BE-së. Perspektiva jonë politike është hapja e grupeve për negociata sa më shpejt të jetë e mundur. Por ne duhet të pranojmë se nuk mjafton vetëm të presim që aspirantët t’i afrohen BE-së. Ne duhet të marrim përgjegjësi dhe t’i afrojmë ata me Unionin. Ne po kërkojmë mënyra të reja për të thelluar bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit të tyre eventual në BE”.

Këtë e theksoi Adrienn Kiraly, Këshilltare Speciale për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi në Komisionin Evropian, në konferencën për Dialogun ndërparlamentar për avancimin e mëtejshëm të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Ne pamë që BE-ja iu përgjigj situatave të reja gjeopolitike me një zë të unifikuar. Ballkani Perëndimor dhe miqtë tanë nga Lindja janë bërë zëdhënësit dhe aleatët tanë. Ne duhet të punojmë së bashku. Synimet tona janë të qarta. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Dhe në vitet e kaluara kemi parë progres të dukshëm dhe ndryshime në drejtim pozitiv. Kosova aplikoi për anëtarësim në Union korrikun e kaluar, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit dhe procesi i shqyrtimit filloi menjëherë. Procesi i shqyrtimit është në rrugën e duhur, duke u zhvilluar mirë dhe duke ecur në drejtimin e duhur”, tha Kiraly.

 

Sipas saj, është e rëndësishme që vendet që janë në procesin e skriningut ta përdorin procesin për përparimin e tyre drejt Bashkimit.

Ajo theksoi se KE-ja i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin kërkesat e BE-së, të de-përshkallëzojnë dhunën dhe t’i drejtohen dialogut sepse kjo është mënyra për të ecur përpara në BE dhe që këto dy vende të bëhen pjesë e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat