Do të riparohen shtigjet për ecje në Matkë

Maqedonia

Do të riparohen shtigjet për ecje në Matkë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:29
Matka

Qyteti i Shkupit sot ka filluar me riparimin e shtigjeve në Kanionin e Matkës.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, riparimi i parë do të bëhet në Manastirin “Shën Andrea” përballë shpellës së Vrellos, ndërsa e dyta nga shpella Vrello deri te “Shpella e Bukur”.

Me riparimet mundësohet qasje më e mirë deri te bukuritë natyrore si dhe siguri më e madhe për të gjithë vizitorët e Matkës.

“Në të gjithë gjatësinë e shtigjeve do të riparohet rrethoja mbrojtëse ekzistuese, do të vendoset kabllo në shkëmbinjtë në pjesët ngushtësisht të qasshme, pastaj riparimi i plotë i pjesëve të dëmtuara të dyshemesë dhe pajisjeve të vegjetacionit, ndërsa në lokacione të caktuara do të bëhet zëvendësimi i blloqeve të dëmtuara të betonit. Riparimi kryhet nga ndërmarrjet publike ‘Rrugë dhe rrugica’ dhe ‘Parqe dhe gjelbërim’ të cilat muajin e kaluar rinovuan pajisjet urbane në Kishën “Sh. Andrej” në Matkë”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat