Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në disa vende me erë të përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Në mbrëmje do të ketë kushte për reshje lokale të shiut të përcjella me bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 24 deri në 29 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare.

Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat