Bastisje në Reçicë të Vogël, policia gjeti armë, municione dhe substanca narkotike

Maqedonia

Bastisje në Reçicë të Vogël, policia gjeti armë, municione dhe substanca narkotike

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se me urdhër paraprak të gjykatës, dje policia ka kryer bastisje në Reçicë të Vogël, ku janë gjetur municione, pistoleta dhe drogë.

Nga MPB thonë se bastisjet janë bërë në ambientet e А.XH.(25) dhe F.XH.(26), ndaj të cilëve do të parashtrohet kallëzim penal.

“Është gjetur një pistoletë tip “Zastava”. 7.62mm me një karikator me dy fishekë, një pistoletë “Zoraki” 917-T me karikator pa municion, 23 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 35 fishekë cal. 7.62 mm, një qese me lëndë bari, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat