Janë dy zjarre aktive në territorin e Maqedonisë, thonë nga QMK

Maqedonia

Janë dy zjarre aktive në territorin e Maqedonisë, thonë nga QMK

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Aktive janë dy zjarre nga gjithsej 26 në hapësira të hapura që janë regjistruar dje në shtet, informoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, fshati Belicë nën majën ‘Sollunska Gllava’, ku po digjet pyll i rrallë me pisha, barë i thatë dhe shkurre dhe në Komunën Çashkë në fshatin Kriva Krushë, ku po digjet barë i thatë”, bëhet e ditur në kumtesë.

Nga gjithsej 26 zjarret e regjistruara janë shuar 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat