Bytyqi: Ndarjet brenda shoqërisë janë pengesa më e madhe për përparimin e Maqedonisë

Maqedonia

Bytyqi: Ndarjet brenda shoqërisë janë pengesa më e madhe për përparimin e Maqedonisë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:45
Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi

Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se ndarjet brenda shoqërisë në vend janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit.

“Bashkimi është mesazhi kyç që na ka lënë si trashëgimi lufta revolucionare maqedonase. Mesazhi i bashkimit është theksuar veçanërisht në manifestin e Krushevës. Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë. Ai mesazh me dëshirën për një jetë më të mirë është një udhërrëfyes i shenjtë nga i cili udhëhiqemi deri më sot”, tha zv. kryeministri Fatmir Bytyqi, me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Bytyqi kërkon bashkim të shoqërisë në vend për integrimin e vendit në BE.

“Ndarjet janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit. Le të ndalojmë ndarjet. Të bashkohemi brenda, të pajtohemi me fqinjët tanë për ribashkim me familjen evropiane”, shtoi ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat