Interpelanca ndaj Joveskit caktohet në seancën e 2 nëntorit

Maqedonia

Interpelanca ndaj Joveskit caktohet në seancën e 2 nëntorit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 18:32
Ljubomir Joveski

Interpelanca ndaj kryeprokurorit e iniciuar nga opozita shqiptare më 14 shtator është vendosur në rend dite në seancën e 2 nëntorit.

Përgjegjësia e Ljubomir Joveskit do të diskutohet vetëm 2 muaj para se të përfundojë mandati i tij si i pari i organit të akuzës.

Opozita shqiptare, përkatësisht Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa vlerësojnë se Joveski nuk mund të largohet nga pozita e kryeprokurorit pa dhënë përgjegjësi për të gjitha skandalet që sipas tyre kanë ndikuar në groposjen e besimit të qytetarëve në organet ligj zbatuese.

Opozita shqiptare pret mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat