Gjykimi ndaj Muhamed Zekirit do të fillojë nga fillimi, lirohet edhe nga masa e paraburgimit

Maqedonia

Gjykimi ndaj Muhamed Zekirit do të fillojë nga fillimi, lirohet edhe nga masa e paraburgimit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:18
Muhamed Zekiri

Gjykimi ndaj Muhamed Zekirit, ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë fillon nga fillimi, pasi prokurori publik në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup aktakuzën e dorëzuar e transformoi në aktakuzë, në përputhje me ndryshimet në Kodin Penal.

“Aktakuza e paraqitur është shndërruar në aktakuzë në përputhje me ndryshimet në Ligjin Penal nga shtatori i vitit 2023, me të cilat parashihet dënim më i lehtë për të akuzuarit. Në bazë të kësaj, dispozitivi i propozim aktakuzës së dorëzuar tani u ndryshua në pjesën që mbulon elementet ligjore të veprës penale të akuzuar”, shpjegoi prokurorja Katerina Kolarevic.

Zekiri akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4, i cili parasheh dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet, për dallim nga më parë, kur akuzohej për të njëjtin nen nga paragrafi 5, i cili parashikonte një dënim minimal prej 5 vjetësh.

Sipas ndryshimeve të Kodin Penal, tani procesi do të zhvillohet sipas procedurës së shkurtuar, ndërsa lëndën tash e tutje do ta udhëheq një gjyqtar individual.

Njëkohësisht Zekirit sot i është hequr masa e paraburgimit dhe është zëvendësuar me masë sigurimit, ku sipas kësaj Zekiri do të duhet të paraqitet në gjykatë çdo të mërkurë dhe do t’i konfiskohet dokumentet e udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat