Angellov: Iniciohet procedurë për gjuajtjen e arinjve

Maqedonia

Angellov: Iniciohet procedurë për gjuajtjen e arinjve

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 16:16
Stojançe Angellov

Më shumë i dua njerëzit se arinjtë, tha drejtori i QMK-së Stojançe Angellov, ku informoi se kanë iniciuar procedurë deri te ministria e Bujqësisë dhe Ekologjisë për të konstatuar se a janë plotësuar kushtet për gjuajtjen e një ariu në territorin e komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Kjo pasi një ditë më parë në Pllasnicë u sulmua një 76 vjeçar nga një ari me çka personi përfundoi me lëndime trupore.

“Ne si Qendër për Menaxhimin e Krizave jemi kundër vrasjes së arinjve, por në rast të paraqitjes së një ariu të rrezikshëm, i cili nuk diskutohet se mund të sulmojë një person, të vrasë një person apo ta lëndojë rëndë, unë jam për atë qëtë goditet ariu. Më shumë e dua njeriun se sa ariun”, tha Stojançe Angellov.

Ndërkohë sot është raportuar për një ari i cili është goditur në aksident trafiku në rrugën për fshatin Vicë të Tetovës.

“Në orën 08:25, një person i punësuar në Parkun Nacional “Mali Sharr” ka raportuar në numrin 112 se në rrugën lokale për në fshatin Vicë, gjendet një ari i ngordhur, i cili me siguri është vrarë në një aksident trafiku nga një person ende i panjohur për autoritetet”, thonë nga QMK.

Në fund të shtatorit, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka kërkuar nga Qeveria që të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e komunës për shkak të pranisë së shtuar të ariut të murrmë në këto zona dhe rrezikut që paraqet për jetën e banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat