Nikolloski: Është në interes të popullit që zgjedhjet të bashkohen, që të mos shpenzohen 8 deri në 10 milionë euro

Maqedonia

Nikolloski: Është në interes të popullit që zgjedhjet të bashkohen, që të mos shpenzohen 8 deri në 10 milionë euro

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:43
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski thotë se është mirë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të kombinohen sepse në kushtet kur ekonomia është e shkatërruar, më e pakta që duhet bërë është që Maqedonia të shpenzojë 8 deri në 10 milionë euro për të mbajtur zgjedhjet.

“Dëshpërimi nuk njeh kufi dhe padyshim që këtu jemi në një situatë ku shohim dëshpërimin e LSDM-së dhe BDI-së në skenë. Zgjedhjet në Maqedoni do të bëhen, është obligim ligjor dhe kushtetues. Është logjike, është racionale që Maqedonia të mos shpenzojë para dy herë për zgjedhje sepse në një ekonomi kaq të rrënuar ku të dhënat e fundit thonë se çmimi i ushqimeve është rritur për 46 për qind.

Pra është e qartë se ku është vendi ekonomikisht. Dhe në kushte të tilla, gjëja e fundit që duhet të bëjë Maqedonia është të shpenzojë 8 deri në 10 milionë euro dy herë, me rrezikun që të shpenzojë tre herë, sepse është e mundur që zgjedhjet presidenciale të mos jenë të suksesshme sepse në rrethin e dytë nevojitet census prej 40 për qind”, tha Nikolloski për “Alfa”.

Sipas tij, nëse merret parasysh interesi i partisë, atëherë OBRM-PDUKM-së i shkon për shtat që të ketë zgjedhje të ndara, por nëse merret parasysh interesi i popullit, atëherë më mirë të ketë zgjedhje të përbashkëta për të mos shpenzuar dyfish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat