Bytyqi: Qëndrimi i LSDM-së për zgjedhje të rregullta dhe të ndara është parimor

Maqedonia

Bytyqi: Qëndrimi i LSDM-së për zgjedhje të rregullta dhe të ndara është parimor

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:39

Qëndrimi ynë që zgjedhjet e rregullta të jenë të ndara është parimor, është me vend që të kemi mandat të plotë të Qeverisë dhe mandat të plotë të Presidentit, dhe datat mund të diskutohen, tha Bytyqi për “kanal5”.

“Qëndrimi ynë që zgjedhjet e rregullta të jenë të ndara është parimor, është me vend që të kemi një mandat të plotë të Qeverisë dhe një mandat të plotë të Presidentit njëherë e përgjithmonë. Pozicioni është zgjedhje të ndara, por ne jemi të gatshëm të diskutojmë për terminet në grupe pune. Jemi të hapur për diskutime. Ka kohë të mjaftueshme, jemi gati dhe nuk llogarisim, as nuk mbajmë konferenca për shtyp me data të shkruara.

Është e pazakontë të kemi një fushatë gjatë festave fetare, për shembull, tani duhet ta kemi parasysh këtë. Edhe multikulturalizmi në vendin tonë sjell momente të ndryshme”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se “LSDM nuk flet për skenarin e krizës kushtetuese, por opozita ia imponon opinionit, ndoshta duke menduar apo krijuar një skenar që zgjedhjet presidenciale të jenë të pasuksesshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat