Milikije Halimi emërohet drejtoreshë në “Aeroportet e RMV-së”

Maqedonia

Milikije Halimi emërohet drejtoreshë në “Aeroportet e RMV-së”

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 23:00
Milikije Halimi

Milikije Halimi, ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së”.

Halimi zë vendin e Trajçe Angelovski, tani ish drejtor. Vendimi është marrë në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë më 25 tetor.

Kjo kompani menaxhon pronën e dy aeroporteve të vendit, në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV Maqedoni.

Halimi një vit më parë u punësua në Drejtorinë Doganore si inspektore për hetime për luftimin e krimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat