Bastisje në burgun e Idrizovës, janë gjetur 82 thika, 63 celularë, drogë

Maqedonia

Bastisje në burgun e Idrizovës, janë gjetur 82 thika, 63 celularë, drogë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Sot (28.10.2023), zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një pavijon gjysmë i hapur.

Ata kanë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të burgosurit.

"Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat