Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 27.10.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU ulet për 0,883 den/kg.

Nga data 31.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,291 (denarë/kilogram).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat