Këshilli i Sigurisë në Maqedoni të mërkurën do të mbajë mbledhje

Maqedonia

Këshilli i Sigurisë në Maqedoni të mërkurën do të mbajë mbledhje

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:21
Këshilli i Sigurisë në Maqedoni

Më 1 nëntor 2023 (e mërkurë) me fillim në ora 12:00 në kabinetin e kryetarit të shtetit do të mbahet seanca e 19-të e Këshillit të Sigurisë në Maqedoni, informojnë nga kabineti i Stevo Pendarovskit.

Sipas informacioneve, në rend dite në seancë do të jenë gjendja e sigurisë në shtet.

Gjithashtu edhe gjendja e sigurise në rajonin euro-atlantik.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zarko Milloshevski, dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat