Ndalohet një punonjës i Policisë Pyjore në Demir Hisar, ka pranuar ryshfet

Maqedonia

Ndalohet një punonjës i Policisë Pyjore në Demir Hisar, ka pranuar ryshfet

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:01
Ilustrim

Policët nga DPB Demir Hisar në bashkëpunim me policinë kriminale të SPB Manastir sot në rrugën ndërmjet fshatit Sveta dhe fshatit Edinakovci, në zonën e Demir Hisarit, ka ndaluar D.T.(58) nga Demir Hisar, punonjës i Policisë Pyjore në Demir Hisar, nën dyshimin se ka kryer vepër penale nga neni 357 i KP-së “marrja e ryshfetit”.

D.T. i ka kërkuar para një personi nga Demir Hisari dhe në kundërpërgjigje të mos veprojë, gjegjësisht të mos sanksionojë veprimtarinë e kundërligjshme.

Pasi i janë kërkuar para, personi ka denoncuar rastin në SPB Manastir dhe i janë dhënë para të përpunuara kriminalisht, të cilat ia ka dhënë sot D.T.

Menjëherë pasi i janë dorëzuar paratë, D.T. është ndaluar dhe tek ai janë gjetur 18.000 denarë me prejardhje nga vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat