Nastova: Pjesa softuerike e sistemit KATO nuk ishte e kompletuar, barërat në bazë të raportit mjekësor

Maqedonia

Nastova: Pjesa softuerike e sistemit KATO nuk ishte e kompletuar, barërat në bazë të raportit mjekësor

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:25
Kaltrin Ushtelenca

Në sistemin KATO përgatitet terapia, e lidhur me softuerin i cili e ndjekë punën e mjekut deri në koncipimin e protokolleve dhe orarit të terapisë deri tek shfrytëzuesi i fundit (pacienti). Por, në rastin tonë pjesa softuerike nuk ishte e lidhur për sistemin spitalor, që krijonte mundësi për hyrje shtesë në sistem. Pjesa softuerike e sistemit KATO nuk ishte e kompletuar. Barnatorja i futi të gjitha bar kodet e barërave, por kjo nuk ishte instaluar deri në fund. Sistemi elektronik spitalor nuk ishte i lidhur me sistemin KATO që krijonte problem shtesë. Evidemca është e dyfishtë.

Kështu para Komisionit kuvendor anketues dëshmoi Biljana Nastova, udhëheqëse e barnatores së spitalit të Onkologjisë, sipas së cilës, arrestimi i teknikut farmaceutik nga Klinika e Onkologjisë, Kaltrin Ushtelenca nuk ndodhi në barnatore dhe as për diçka lidhur me punën e barnatores.

“Kaltrini është zënë jashtë hapësirave të barnatores dhe të Klinikës për vepër e cila fare nuk është e lidhur me punën e barnatores, por për diçka që e ka bërë kokë më vete. Nuk ndjej përgjegjësi për Kaltrinin, unë nuk mund t’i kontrolloj të punësuarit e mi gjatë orarit shtatë orësh, ku shkojnë dhe çka bëjnë. Dalin për mëngjes, në hapësirat e bodrumit ruhet tretja fiziologjike për të cilën duhet të kryejnë pranimin…”, tha Nastova.

Në pyetjen nëse ndjen frikë apo presion nga persona të caktuar, u përgjigj se deri më tani asnjë presion nuk ka ndikuar në punën e saj ligjore.

Ajo sqaroi se në mënyrë që sërish të funksionojë sistemi KATO, u nevojitën mjete shtesë.

Ajo zbuloi edhe se pas ç’kyçjes së sistemit KATO është thirrur për bisedë në hapësirën e drejtorisë ku ka pasur, siç tha, përfaqësues nga Beogradi. janë bërë analiza nëse sistemi KATO mund të kyçet sërish.

Sipas saj, barnatorja i ka dhënë barërat kryesisht në bazë të raportit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat