Xhaferi për zgjedhjet presidenciale: Nëse nuk kemi president në rrethin e parë, kryetari i Kuvendit bëhet president teknik

Maqedonia

Xhaferi për zgjedhjet presidenciale: Nëse nuk kemi president në rrethin e parë, kryetari i Kuvendit bëhet president teknik

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 10:19
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi,

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, dje ka folur për zgjedhjet presidenciale dhe afatet për mbajtjen e tyre. Ai tha se nëse nuk ka president në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i Kuvendit bëhet president teknik, në këtë rast, Talat Xhaferi do të udhëheqë me shtetin.

“1 milionë e 1 votë dhe po aq vota të ketë një kandidat, në këtë rast kemi president në rrethin e parë. Nëse nuk ka census, përsëriten zgjedhjet sikur nuk kenë qenë. Unë duhet të shpall zgjedhje të reja. E njëjta procedurë përsëritet”.

“Ajo është enigmë që Ligji ka zbrazëtirë, që përcakton obligimin që raundi i parë i pesidencialeve mbahet me census. Mund të jetë i zgjedhur në raundin e parë 50% plus 1 votë e trupit votues. Teorikisht ka 3 kandidatë, kanë dalë 50% plus 1 votues dhe të gjithë këto ia kanë dhënë një kandidati. Nuk ka përcaktim kushtetues çka nëse në votimin e parë nuk ka 50%+1 votë?”, tha Xhaferi në TV21.

Ai thotë se mes zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare duhet të ketë 21 ditë diferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat