Arrestohen tre persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohen tre persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje janë arrestuar tre persona, për posedim të lëndëve narkotike.

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (30-tetor) rreth orës 20:45, në rrugën ‘Dimo Gavrovski’ në Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.O. (30) M.R.(30) dhe H.A.(39), të tre nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar kokainë”.

“Ato janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.

Pas së cilës do të përgatiten parashtresat e përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat