Paraburgim për një të punësuar në Policinë Pyjore të Maqedonisë, kërkoi ryshfet

Maqedonia

Paraburgim për një të punësuar në Policinë Pyjore të Maqedonisë, kërkoi ryshfet

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Manastir njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “Marrje e ryshfetit”.

Nga Prokuroria njoftojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin 58-vjeçar, punonjës në Policinë Pyjore, i cili ka kërkuar drejtpërdrejt 18.000 denarë për veten e tij për të mos kryer një veprim zyrtar që do të duhej ta kryente, gjegjësisht të mos kontrollonte dëshmitarin – referentin e prerjes.

“Pasi i ka kërkuar paratë, dëshmitari e ka raportuar. Në bazë të urdhrit të prokurorit publik për zbatimin e masave të posaçme hetimore, dëshmitarit iu dhanë kartëmonedha të shënuara për të kryer pagesën. Menjëherë pas marrjes së ryshfetit, të dyshuarit i janë gjetur paratë dhe është arrestuar”.

“Prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë bazat ligjore dhe i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e pranoi propozimin dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat