Të burgosurit në burgun e Idrizovës ndërpresin grevën e urisë

Maqedonia

Të burgosurit në burgun e Idrizovës ndërpresin grevën e urisë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Gjithsej 213 të dënuar nga reparti gjysmë i hapur në burgun e “Idrizovës” sot pasdite e ndërpreu grevën e urisë që e kishin filluar në mëngjes, ka konfirmuar për MPB-në zv. drejtori, Femi Jonuzi.

Ai informon se të dënuarit janë vizituar nga Avokati i Popullit, nga ekipe të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve. Ai ka theksuar se të dënuarve të lënduar vazhdimisht iu ofrohet ndihma mjekësore.

Jonuzi thekson se ekipet e Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve janë duke biseduar me të burgosurit, punonjësit dhe administratën e burgjeve për tejkalimin e problemit dhe konstatimin e gjendjes aktuale.

Të dënuarit nga burgu i “Idrizovës” dje kanë kërkuar takim me Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit, në të kundërtën, siç kanë paralajmëruar, do të fillojnë grevë urie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat