Xhaferi për ndryshimet kushtetuese: Seancën mund ta thërras kurdo, u japim kohë deputetëve të reflektojnë

Maqedonia

Xhaferi për ndryshimet kushtetuese: Seancën mund ta thërras kurdo, u japim kohë deputetëve të reflektojnë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:29
Talat Xhaferi

Seanca për ndryshimet kushtetuese mund të thirret dhe vazhdohet në çdo moment, por mos konvokimi i saj, siç thotë kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndodh për shkak se deputetëve po u jepet kohë për të reflektuar, gjegjësisht për të ndryshuar mendje.

Në “Click Plus” të “TV21”, Xhaferi thotë se deputetët duhet të shohin interesin e qytetarëve para interesave të ngushta partiake.

“Më lehtë e kam unë të them e vazhdoj seancën por çfarë të del prej asaj. Nuk është qëllimi çfarë të del prej asaj. Esenca është të jepet kohë të reflektojnë të gjithë që duhet të reflektojnë. Të rezultojnë për atë që është interes i përgjithshëm. Përcaktimi i rregullave. Me regullore mundëson një situatë të tillë t’u jepet mundësi, afat kohor njerëzit të reflektojnë kundrejt asaj që çfarë do të jetë interesi i ngushtë partiak politik, ose në favor të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Siç thotë Xhaferi, po të ishte çështja formale, seanca do të mbylleshte që atë ditë më 18 gusht. Por për t’i siguruar numrat për atë seancë, shton se është obligim i kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe të tjerëve. Për atë pse kryetarja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk takoi kreun e opozitares OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, Xhaferi pajtohet se mund të jetë porosi politike.

“Ajo është çështje tjetër. Është çështje e vendimeve politike, pikëpamjeve politike të institucioneve të Unionit Europian për përzgjedhje komunikimi. Unë as që dua ta komentoj”, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat